HYRJE

Albanese

Prifti - Në emër të Atit të Birit e të Shpirtit të Shenjtë

Të gjithë - Amen

Prifti – Jeta është një ecje e pandërprerë. Në këtë ecje nuk jemi vetëm. I Ringjalluri ka premtuar: “Unë do jem me ju të gjitha ditët e jetës, deri në mbarimin e botës” (Mt 28, 20). Jeta duhet të jetë një ecje ringjalljeje të vazhdueshme. Jemi mbledhur këtu vëllezër e motra, për t’u bërë të ndërgjegjshëm se jeta jonë është një udhëtim Pashkësh bashkë me Të Ringjallurin që ndriçon hapat taenë. Një ditë një skrib (shkrues) i thotë Mësuesit: “Unë do të të ndjek kudo që ti të shkosh” (Mt 8, 19). Kudo: Mbi Kalvar, Gjatë Udhës së Kryqit; nëpër rrugët e botës, gjatë Udhës së Dritës.Do të rizbulojmë Ringjalljen si burim të paqes, si energji të jetës, si stimul për të gjetur të renë e historisë. Do ta dëgjojmë të shpallur në testin biblik, të komentuar në eksperiencën shpirtërore, të zgjeruar në të sotshmen aktuale. Që është “e sotshmja” e Hyjit.

(Moment meditimi)

Të gjithë - Gëzohu, Nëna e dritës: Jezusi, diell i drejtësisë, duke fituar mbi errësirën e varrit ndriçon gjithë universin. Aleluja

Prifti - Të lutemi. Shpërndaj mbi ne o Atë, Shpirtin tënd të dritës, që të mund të depërtojmë në misterin e Pashkëve së Birit tënd të Vetëm, që shënon fatin e vërtetë të njeriut. Që nuk është fundi i gjithçkaje por është e reja e të gjithave. Sepse fjala e fundit është e jotja o Atë, që na sjell ne bijve të tu nga vdekja në jetë. Na dhuro Shpirtin e të Ringjallurit dhe na bëj të aftë të duam. Kështu do të jemi dëshmitarë të Pashkëve të Tua.

Të gjithë - Amen